Një baba shembullor si Ledion Liço 0 153

Ledion Liço dhe Sara Hoxha janë bërë prindër të një djali vetëm disa javë më parë. Çifti i njohur janë duke shijuar me kohë të plotë të voglin e tyre, duke qenë se për momentin moderatori i Top Channel, nuk ka patur angazhime në televizion. Duket se babi Ledioni është duke u kujdesur që të jetë një prind sa më i informuar dhe i gatshëm për të rritur ashtu siç duhet djalin e tij London  Noor. Në një foto të postuar në snapchat, Liço tregon librin që po lexon së fundmi. “What to expect the first year”, është titulli i librit që po lexon babai i ri. Një libër ky që jep informacion se në ç’faza kalon një bebe në vitin e parë të jetës. Ledioni duket se po kujdeset që të ketë informacion të detajuar se çfare do të ndodhë me të birin hap pas hapi. Duhet thënë se moderatori i Top Channel po tregohet një baba shembullor.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *