Princ Leka kundër arrestimit të Ramush Haradinaj 0 140



Arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë duket se ka shqetësuar edhe princ Lekën, i cili në një status në Facebook e cilëson këtë veprim një absurditet.

“Familja Mbretërore po ndjek me preokupim ngjarjet që lidhen me arrestimin në Francë të kryetarit të AAK z.Ramush Haradinaj, duke e quajtur këtë veprim një absurditet, absolutisht të pakuptimtë dhe që dëmton së pari dialogun e deritanishëm mes Prishtinës e Beogradit dhe ngjall një shqetësim të pazakontë në mbarë kombin shqiptar. Ne besojmë se qeveria franceze do t’i japë zgjidhje sa më të shpejtë këtij incidenti me prapavije të theksuar politike nga qarqe antishqiptar që dëmtojnë frymën demokratike dhe aspiratat tona për në BE”, ka shkruar Princ Leka Zogu.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *