Revoltohet Jul Deda: O Erion Veliaj, çfarë lloj speciesh ke punësuar?

Aktori Julian Deda, sapo u kthye nga Valbona ku ishte disa ditë më parë, ka hasur “probleme” në kryeqytet. Punonjësit e Policisë Bashkiake i kanë bllokuar makinën, pasi ishte parkuar në vend të gabuar, që  ndërkohë që makinat e tjera që kanë qenë pranë asaj të aktorit, kanë qenë të parkuara në vendin e duhur. Deda ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale duke pyetur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se çfarë njerëzish ka punësuar në bashki, sepse sipas aktorit të humorit ky veprim i policëve është preferencial dhe vjedhje flagrante.

“O Erion Veliaj, çfarë lloj specie njerëzish ke punësuar? Ç’lloj rilindasi, injoranti dhe inatçiu ke futur në ato zyra? Jam dakord që ne të gjobitemi sa herë që e shkelim ligjin, por ti sapo më vurë një gjobë preferenciale. Pra policia jote bashkiake i diferencon njerëzit, në të njëjtin rresht, dikujt i vë gjobë dhe me sa duket dikujt tjetër ja merr lekët në dorë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të vjedhur tamam ashtu siç premtuat, “në mënyrë jo kaq flagrante, sa ç’kanë bërë ata”. P.s. Hajdutëri e madhe…!”-, shkruan Julian Deda krahas fotografive të publikuara.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *