Donald Trump i kundërpërgjigjet Meryl Streep

Në ndarjen e çmimeve Golden Globes, aktorja Meryl Streep shfrytëzoi rasti  për të thënë diçka për Presidentin e sapo zgjedhur të Amerikës, Donald Trump. “Nuk mund të harroj një ngjarje të shëmtuar që ka ndodhur këtë vit. Një person që synonte të ulej në karrigen më të respektuar të këtij vendi, filloi të tallej me një gazetar me aftësi të kufizuara”, e nisi fjalimin e saj Meryl duke  thumbuar presidentin Trump. “Ai nuk mund të mbrohej, nuk kishte forcën dhe fuqinë për t’u mbrojtur. Ky është një shembull që shumë të rinj mund ta ndjekin, kur shohin që e bën një njeri aq i fuqishëm, apo jo”, vijoi ajo. Sigurisht që e gjitha kjo deklaratë ishte drejtuar presidentit Donal Trump, ku nuk vonoi vetëm disa orë më vonë, për t’iu kundërpërgjigjur aktores Streep. “Ajo është një aktore e mbivlerësuar nw Hollywood, një shërbëtore e Hillary Clinton dhe mua nuk më njeh aspak. Por mbrëmë humbi shumë”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në twitter.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *