Flet miku i George Michael: “Ai ka patur 500 të dashur në shtatë vjet”

George Michael ka patur 500 te dashur në vetëm shtatë vjet. Ka qenë kjo deklarata që ka bërë miku i të ndjerit, për shokun e tij. “Ai ka qenë shumë i sinqertë dhe i hapur përsa i përket jetës private dhe shumë herë më bënte për të qeshur. Një herë më pranoi se ka fjetur me 500 meshkuj në harkun kohor prej shtatë vitesh. Madje edhe mua më ka pyetur nëse do të pranoja të flija një herë me një mashkull”, ka treguar duke qeshur për Mail on, Piers Morgan, një gazetar i njohur i cili ka patur mundësinë për ta intervistuar shumë herë yllin George Michael. Piers ka vijuar më tej duke treguar se pyetjes se cila do të ishte femra me të cilën do të flije, George i ishte përgjigjur se me të vetmen femër me të cilën do të shkonte në shtrat, do të ishte Elizabeth Taylor. Gerorge u largua nga jeta në mënyrë të papritur në moshën  53-vjeçare dhe ishte në një marrëdhënie me Kenny Goss.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *