KreuCelebrity

Ngrohtë dhe stylish si Rihanna

Në këto ditë të acarta të dalësh për të pirë diçka me miqtë duket mision i pamundur. Vështirë se mund të gjesh diçka të bukur për të dalë por të na mbajë dhe ngrohtë. Por, ja tek vjen Rihanna dhe na tregon zgjidhjen. Ajo është fotografuar këtë të hënë në New York, e veshur me një jumpsuit të trashë pambuku dhe një xhup ushtarak, shoqëruar me një palë taka. Me flokët e zeza të lëna në kaçurela natyrale, idhulli i shumë adoleshenteve ishte gati për tu argëtuar edhe në temperatura disa gradë nën zero të New York-ut. Epo kur e vesh Rihanna, e vesh gjithë bota!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF