KreuKuzhine

Sekrete bukurie nga gratë suedeze

Lëkura e pastër dhe me shkëlqim si qelqi është tipike e suedezëve. Kurioziteti ka shtyrë shumë kërkues dhe studiues të informohen mbi metodat që ata përdorin për ta mbajtur atë të tillë. Ja çfarë kanë zbuluar ata:

Suedezët e përdorin shumë Shafranin e Indisë

Kjo erëz e çmuar është një nga përbërësit më të fuqishëm të natyrës, dhe suedezët i shfrytëzojnë në maksimum të gjitha vetitë e tij. Kërkimet thonë se konsumimi i Shafranit të Indisë ndihmon në lehtësimin e simptomave të artritit dhe të sistemit të tretjes. Ai është përdorur më së shumti për morinë e përfitimeve që i ofron lëkurës. Shafrani ndihmon në rigjenerimin e qelizave, nxit prodhimin e kolagjenit, largon radikalet e lira dhe redukton inflamacionin. Kjo do të thotë që ai kuron sëmundje duke filluar që nga ekzema e deri tek parandalimi i shfaqjes së rrudhave.

Ja si mund të përgatisni një maskë lëkure, duke përdorur Shafranin e Indisë:

Përbërësit:

1 lugë mjaltë
1 lugë vaj nga arra e kokosit
1 lugë qumësht
1 lugë Shafran Indie

Udhëzime:

Përzieni një lugë mjaltë dhe një lugë vaj arre kokosi.
Shtoni 1 lugë qumësht dhe 1 lugë shafran, përziejini përbërësit derisa ata të marrin formë paste.
Vendoseni në lëkurë, lëreni për rreth 15-20 minuta dhe pastaj shpëlajeni.

Ata kujdesen jashtë mase shumë për duart dhe këmbët e tyre

Duke qenë se klima në Suedi është në pjesën më të madhe të kohës e ftohtë, ata kujdesen shumë për pjesët e trupit që mund të jenë më të ekspozuara ndaj tij. Për mbrojtjen e duarve nga i ftohti, blogerët këshillojnë bërjen sa më shpesh të manikyrit, veçanërisht në dimër, si dhe mbrojtjen si të duarve ashtu edhe të këmbëve me anë të kremrave të ndryshëm. Mbrojtja duhet të jetë më e madhe gjatë stinës së dimrit.

Ata i përdorin shumë manaferrat nordike

Duke qenë se Suedia është shumë pranë Polit të Veriut, gjatë stinës së verës drita e diellit është prezente gjatë pjesës më të madhe të ditës, duke bërë që manaferrat të marrin shumë rreze ultravjollcë. Kjo bën që ato të jenë 81% më të pasura në vitamina dhe antioksidues, në krahasim me manaferrat që rriten në vendet e tjera. Sasia shumë e lartë e vitaminave dhe antioksiduesve ka efekte shumë të mira në lëkurë.

Ata gjejnë produkte të kujdesit të lëkurës në vende të pazakonta

Kur bëhet fjalë për gjetjen e produkteve të kujdesit të lëkurës, gratë suedeze janë shumë krijuese. Disa nga aktoret më të mira suedeze përdorin një lloj kremi i cili përgjithësisht përdoret nga forcat ushtarake suedeze. Në Suedi atë mund ta gjesh në çdo farmaci për më pak se 1 euro. Me të mund të trajtosh lëkurën e irrituar dhe hidraton edhe buzët.

Janë përdorues të rregullt të saunës

Sauna për ta nuk është vetëm një moment relaksi, por edhe për të kaluar bukur me miqtë. Ata e organizojnë kohën që bëjnë sauna në formën e një feste, ftojnë miqtë dhe kalojnë një kohë relativisht të gjatë atje.

Ata përdorin edhe vajra alternative

Në kohën ku pjesa më e madhe e popullsisë së botës ia ka besuar veten vajit të kokosit, gratë suedeze kanë preferuar të zgjedhin vajin e avokados dhe vajin e mushtit. Ato i përdorin zakonisht këto vajëra pas dushit. Vajin e mushtit gratë suedeze e përdorin edhe për gatim, pasi është shumë i pasur në vitaminë E, që është e shëndetshme për lëkurën.

Ato ndjekin një regjim ushqimor të pasur në perime dhe peshk

Shkaku i parë i lëkurës pa defekte të grave suedeze mund të gjendet në kuzhinën e tyre. Dietat e tyre me bazë perime dhe peshk, ofrojnë një dozë të mjaftueshme me acide yndyrore dhe vitamina që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të hidratuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF