Armand Shkullaku largohet nga AbcNews: Nuk ishte zgjedhje e imja!

Armand Shkullaku nuk do të jetë më drejtor i AbcNews. Vetë gazetari ka folur në një intervistë për “Mapo” ku sqaron edhe pse është shkarkuar nga kjo detyrë. “Po, është e vërtetë. Pas katër viteve të vështira por edhe të bukura në rindërtimin dhe konsolidimin e këtij televizioni informativ, erdhi dhe momenti që në fakt, ne gazetarët, e kemi gjithnjë të pritshëm, ai kur një projekt ndërpritet apo përfundon. Vendimi për të lënë AbcNews nuk ishte një zgjedhje e imja. Pronari i grupit mediatik për të cilin unë punoj, gjykoi se në këtë periudhë televizionit i duhet një qasje e re, menaxhariale dhe editoriale, dhe kështu kontrata ime 4 vjeçare me AbcNews quhet e përfunduar këtu. Nuk do të kem një kontratë të re me këtë televizion”, ka thënë Shkullaku. Ai shtoi më tej se i është ofruar një kontratë brenda grupit Klan, por për momentin ka vendosur të pushojë pak para se të nisë një udhëtim të ri në karrierën e tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *