KreuArt

“E vërteta e Marias”, premierë në TKE

Premiera e parë për këtë fillim-vit në Teatrin Kombëtar Eksperimental do të jetë “E vërteta e Marias”. Kjo dramë fokusohet në problematika moderne të një shoqërie në tranzicion, kun ë qendër janë tri personazhe: Luka, Mateu dhe Zonja e shtëpisë. Drama, në mënyrë të drejtpërdrejtë, flet për tri personazhet të cilët janë të futur në një kurth nga e kaluara e tyre, prej ku nuk dalin dot pa u përballur më të dhe pa i rishqyrtuar të gjitha veprat e tyre me sinqeritetin më të madh.

Kjo ndodh me dy shokë të cilët para disa viteve, gjatë studimit të tyre kanë bërë një sherr, për këtë arsye edhe janë ndarë dhe nuk janë takuar më, duke jetuar një jetë të izoluar nga njëri-tjetri dhe të zënë peng nga kujtimet e tyre. E njëjta gjë ndodh edhe me personazhin e tretë, që është zonja e një shtëpie, që këta e marrin me qera dhe ku arrijnë t’ia zbulojnë të fshehtat më të thella njeri-tjetrit, duke e implikuar edhe zonjën në të kaluaren e tyre dhe duke ia hapur edhe asaj varret e së kaluarës.

Autor i kësaj vepre është Lisandri Kola, me regji të Besfort Idrizit. Interpretojnë aktorët: Ermira Gjata, Florian Agalliu, Gjergj Mena dhe Akrioma Saliu. “E vërteta e Marias” vjen premierë në TKE më datë 1 janar.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF