KreuCelebrity

Sa ndryshe Sara Hoxha në këtë foto të vjetër të fëmijërisë!

Sara Hoxha është vajza e dytë e familjes së Vjollca Hoxhës. Mesa duket presidentja e Top Channel ka patur shumë dëshirë që fëmija i dytë të ishte një djalë. Të paktën kështu ka treguar Lori Hoxha në një foto të postuar në snapchat. Fotografia është shkrepur vite më parë kur Lori dhe Sara kanë qenë të vogla. E ndërsa Lori është një vajzë e vogël me flokë të gjata, krejt ndryshe duket motra e saj Sara. Me flokët e prera fare shkurt dhe të ngrira me xhel, ajo dukej si një djalë i vogël. “Mami u mërzit shumë që Sara ishte gocë, prandaj e rregulloi rrugës”, shkruan Lori me shaka.  E ndërsa Sara në fëmijërinë e saj kishte pamjen e një djali, me kalimin e viteve ajo u bë një zonjushë e bukur dhe elegante, dhe së fundmi po përjeton momentet më të bukura për një femër, atë të të bërit nënë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF