Pengu i Anita Takes: Jam fajtore pa faj, nuk kam materiale të jetës sime!

Në një intervistë të realizuar rreth 5 vite më parë për gazetën “Koha Jonë”, këngëtarja Anita Take, e cila ndërroi jetë mbrëmjen e sotme, ka rrëfyer jetën e saj, por edhe pengun e vetëm!

“Edhe pse nuk jam shkëputur asnjë moment nga skena, e them me bindje se dëshira për tu ngjitur në skenë nuk më ka munguar dhe as do të më mungojë ndonjëherë. Por, mundësia financiare është ajo që na ka penguar për të realizuar qoftë dhe njëherë ndonjë dalje para publikut. Kudo që unë shkoj më përpara këndoj se sa flas, nuk mundem unë të flas nëse nuk këndoj. Pengun e kam shumë të madh. Jam fajtore pa faj, nuk kam materiale të jetës sime të regjistruara, pasi s’ka pasur televizor”, është shprehur Take. Megjithatë, Anita Take do të kujtohet me nostalgji si një ndër këngëtaret më të dashura nga të gjithë brezat.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *