Bojkeni flet për herë të parë për humbjen e të atit, Bujar Lako 0 177

“Janë mendime shumë të mira, dhe jo më kot më ka ardhur tani moment për t’i shfaqur, se nuk janë mendimet e mia. Janë mendime që gjithësecili i ka brenda vetes. I shfaqa pikërisht tani, sepse janë përmbushur disa cikle. Humba edhe babanë tim, u nda nga kjo jetë. Mendoj që jeta vazhdon, kemi ndërthurje të disa dimensioneve, gjatë kohës që punoj dhe mendoj, e kam këtë ndjesi gjithmonë, dhe përmblidhen disa gjëra që unë mbase nuk i shpjegoj dot, sepse nuk jemi ne ata që mund të shpjegojmë këto, por mesazhi është shumë i mirë, që në jetën që jetojmë me njëri-tjetrin duhet të kemi dashuri Brenda vetes, ta shfrytëzojmë këtë jetë për të pasur gjithë kohës harmoni perfekte dhe dashuria, ashtu siç thotë teksti, është sekreti i jetës. Ta duam njëri-tjetrin gjatë kohës që jemi bashkë!”

Këto kanë qenë fjalët e Bojken Lakos në daljen e parë publike pas ndarjes nga jeta të të atit të tij, Bujar Lakos. I ftuar në Top Show, ai promovoi klipin e tij dhe ndër të tjera tregoi edhe ndjesitë pas vdekjes së të atit.

“Mundohem të dal mbi ndjesitë e mia, duke menduar vetëm për pjesët pozitive të miat, duke i vënë në dukje vetes edhe ato pjesë negative dhe duke menduar deri diku ato momente të caktuara të jetës që i kam dhënë pak fare kënaqësi. Tani duhet t’i kisha dhënë më shumë. Këto ditë kam filluar një jetë tjetër, një koncept tjetër për jetën. Më vjen mirë që kam nisur një jetë tjetër, dhe ato që nuk i kam pasur të mira në jetën e deritanishme, të bëj një hap më tepër. Projekte dhe ide më vinë në mendje plot, dhe besoj që do kem mundësi pak nga pak, t’i bëj publike duke i dhënë kënaqësi mamasë sime dhe njerëzve në përgjithësi që e kanë ndier këtë dhimbje dhe atë relatën në marrëdhëniet shpirtërore që kam unë”, ka thënë Bojken Lako.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *