KreuCelebrity

Samanta Karavella i futet politikës

Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Por, duket se Samanta Karavella ka marrë një nismë krejt të ndryshme nga muzika. Vetëm pak muaj nga Zgjedhjet e Përgjithshme në vendin tonë, Samanta duket se e ka bërë zgjedhjen e saj se cilën parti politike do të përkrahë. Ajo ka zgjedhur të bëhet pjesë e Libra-s partisë më të re politike nga Ben Blushi. Në një foto të postuar në llogarinë e saj në instagram, Samanta shkruan: “Lëvizja  e njerëzve të lirë dhe të barabartë”. Nuk e dimë nëse këngëtarja është thjesht një simpatizante e kësaj partie, apo nëse do të bëhet në të vërtetë pjesë e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF