KreuCelebrity

Zoe Saldana rrëfen përse Trump fitoi zgjedhjet

Zoe Saldana nuk është mbështëse e Donald Trump, por ajo është përballur me reagimet e ashpra nga disa tifozë, pas komenteve të saj të fundit në lidhje me presidentin e zgjedhur. Saldana mendon se Trump është ndihmuar nga Hollywood që të realizojë fitoren e tij të papritur në nëntor.

“Kur krekosemi bëhemi arrogantë”, është shprehur Saldana. “Ne ishim duke u përpjekur të nxirrnim jashtë një njeri për të gjitha këto gjëra që kishte kryer gabim… dhe kjo ka krijuar ndjeshmëri në një grup të madh njerëzish në Amerikë që ndihen keq për të dhe që janë duke besuar në premtimet e tij.”

Komentet e Saldana-s nuk u pritën mirë nga disa fansa, të cilët shkruajtēn në Twitter për të bërë të njohur ndjenjat e tyre ose mendimet.

Nuk është hera e parë që Saldana shpreh reagime të ashpra lidhur me opinionin e saj të papëlqyeshëm për Trump. Fansat e quajnë si një bojkotuese të filmave të Nicole Kidman-it, pasi ajo bëri thirrje për ta mbështetur gjithnjë presidentin. Reagime intensive ishin komentet e sqaruara të Kidman-it.

“Unë kam qenë duke u përpjekur të theksoj se unë besoj në demokraci, dhe në kushtetutën amerikane”, ka shtuar ajo.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF