Ardit Gjebrea rrëfen momentin më të vështirë të jetës së tij 0 244

Ardit Gjebrea ka qenë i ftuar nga Universiteti Europian i Tiranës, për një takim me studentët e këtij universiteti. Gjatë bisedës moderatori është përlotur teksa ka treguar një histori të trishtë nga jeta e tij në vitet 92’-93’. Atë kohë ai kishte emigruar me bashkëshorten dhe djalin 2-vjeçar Jon, në Itali. “Ishte data 31 dhjetor dhe unë me gruan dhe djalin vetëm 2 vjeç atë kohë, kishim gjithsej vetëm 30 mijë lireta me vete që janë pak a shumë 30 mijë lekë të vjetra. Me aq para ne duhet të festonim Vitin e Ri dhe të vazhdonim jetën. Nuk kishim asgjë për të ngrënë. Por ne e kishim traditë që të merrnim një dhuratë për Vit të Ri. Unë gjithmonë e kisha marrë një të tillë. Shkova dhe i bleva djalit një makinë të vogël e cila kushtoi pesë mijë lireta…ishte një moment shumë i vështirë,por që ka kaluar”, ishin këto fjalët me të cilat Gjebrea rrëfeu momentin më të vështirë të jetës së tij, teksa sytë i kishte të mbushur me lot. E megjithatë Gjebrea e gjeti forcën për t’u ngritur sërish duke pohuar se forca e tij ka qenë djali Jon.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *