KreuCelebrity

Big Basta: E vërteta e arrestimit tim dhe Vesës

Vesa Luma ka treguar para pak ditësh se është arrestuar së bashku me bashkëshortin e saj, Big Bastën. “Ishim në Malin e Zi për koncert, madje policët na kanë pritur sa të mbarojë koncerti dhe na kanë përcjellë sërish për në rajon”, ka shpjeguar këngëtarja. Megjithatë, ajo ka refuzuar të japë më shumë shpjegime për ngjarjen. Ndërsa Big Basta në një intevistë për “Gazetën Shqiptare” është shprehur se janë ndaluar për çështje dokumentacioni.

Big Basta, deklarata e Vesës për arrestimin tuaj në Malin e Zi na ka çuditur. Cila ishte arsyeja?

Na ndaluan për çështje dokumentacioni, kjo është e gjitha.

Më konkretisht për çfarë bëhej fjalë, ju mungonin dokumente?

Jo jo, asgjë e tillë. Policia pretendonte se kishim hyrë pa leje në Malin e Zi. Duke qenë se kufiri është i përbashkët, shteti shqiptar me profesionalizmin e tij të paparë u ofron shtetasve shqiptarë keqkuptime dhe mosmarrëveshje me shtetet e tjera dhe nuk u del fare në mbrojtje. Faji është i policisë shqiptare!

Çfarë ju thanë policët?

Për të hyrë në Malin e Zi duhet të marrësh leje nga pala shqiptare fillimisht, e më pas nga ajo malazeze. Neve na thanë se nuk kishim marrë leje.

Në të vërtetë, e kishit marrë lejen?

Po, kur hymë në Malin e Zi, si normalisht, morëm leje edhe nga shqiptarët, edhe nga malazezët. Një polic na tha të kalonim dhe ashtu bëmë. Por më vonë del që Mali i Zi kishte thënë të mos kalonim.

Pse mendon se ju ndaluan?

Ndoshta për para, për të marrë ndonjë lek. Ka qenë komplet grepi për të marrë para.

Ju kërkuan pasaporta apo dokument tjetër?

Jo, asgjë. Ishte një burrë diku rreth 60 vjeç me veshje policie. Kur policia na kthehu në kufi, te policia e kufirit na thanë që nuk kishim marrë leje. Ne u thamë të verifikonin kamerat për të parë policin që na kishte dhënë lejen dhe personin në fjalë ua përshkruam. Kur vijnë policët shqiptarë, na thonë që personi që na kishte dhënë lejen është një budalla, i cili e vesh xhupin e policisë kot. Më e forta është që shefi i policisë shqiptare më tha: “Ti kur sheh dikë të veshur me xhupin e Juventusit, kujton se është lojtar i Juventusit?”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF