IMPLANTI KOKLEAR, teknologjia që rikthen tingullin në veshin e “paaftë”

Spitali Amerikan, me synim për të përmbushur gjithnjë premtimet dhe treguar kujdesin maksimal për projektet e rëndësishme që ndërrmer në fushën e mjekësisë në vend dhe rajon; do të finalizojë në vazhdim realizimin e implanteve kokleare për pacientët e lindur me probleme në dëgjim.

 

SpitaliAmerikan, në bashkëpunim me Fondacionin Liechtenstein-Medel në partneritet me Universitetin e Vjenës, Austri, kanë nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme për t’i ardhur në ndihmë pacientëve me probleme dëgjimi.

Këta pacientë do të përfitojnë falas këtë mundësi të shumëpritur për t’ju rikthyer sërish jetës normale dhe dëgjimit të plotë. Ekipi i specializuar i mjekëve në SpitalinAmerikan, në bashkëpunim me kirurgët e shquar të Universitetit të Vjenës, do të realizojnë 5implante kokleare në pacientët me problem dëgjimi. Këto ndërhyrje do të realizohen falas nga mjekët dhe nga spitali, gjithashtu fondacioni i familjes mbretërore se Liechtenstein-it do t’i dhurojë implantet.

Gjithashtu, në prag të kremtimit të 10 Vjetorit, SpitaliAmerikan do të mundësojë realizimin e implanteve kokleare në fëmijët që nuk dëgjojnë, nga të ardhurat e mbledhura nga Koncerti i Bamirësisë që do të mbahet mbi këtë kauzë.

Implanti koklear, i cilësuar si mrekullia që sjell “tingullin” në veshin e paaftë, prej vitesh nuk është më utopi. SpitaliAmerikan, i pari dhe i vetmi spital në vend, që prej 4 vitesh realizonim plantet kokleare, të cilat kanë rezultuar të gjitha të suksesshme, në pacientë fëmijë e të rritur.

Kjo marrëveshje, do të sjellë rilindjen edhe një here të shpresës për ata pacientë me problem të dëgjimit; të diagnostikuar me mos dëgjim të lindur, apo me mos dëgjim si pasojë e traumave, dëmtimeve apo aksidentet. SpitaliAmerikan, provon dhe dëshmon sërish që ka nje ndjeshmeri te madhe per zgjidhjen e problemeve te shendetit, gjithashtu mbetet në pararojë të zhvillimeve të reja dhe më të rëndësishme jo vetëm në historinë e mjekësisënë vend, por edhe në rajon.

 

Çfarë është implanti koklear?

Implanti Koklear (IK) është një pajisje elektronike, e cila implantohet tek pacienti në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin, tek personi i cili është plotësisht i shurdhër ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit.

Shpesh e emërtuar me termin veshi bionik, është e vetmja pajisje e prodhuar nga njeriu, e cila mund të zëvendësojë me rezultate të pëlqyeshme një organ të tij.

Për herë të parë në Shqipëri IK u realizua me financim të shtetit shqiptar dhe mbështetje të firmës prodhuese austriake Medel. Ky projekt u realizua me sukses gjatë viteve 2009-2011 në Spitalin Amerikan 1 dhe në harkun kohor të 3 muajve u kryen 8 implante.

Përpjekjet për mundësimin e dëgjimit me anë të një pajisje të tillë kanë nisur që në vitet 1950,por vetëm në gjysmën e dytë të viteve ’70 ato filluan të aplikohen gjerësisht tek individët me humbje të dëgjimit, të lindur apo të fituar gjatë jetës.Tashmë në të gjithë shtetet e zhvilluara bëhet depistimi i aftësisë së dëgjimit (screening neonatal) tek fëmijët e porsalindur dhe kandidatët për implantim evidentohen në muajt e parë të jetës.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *