KreuStil Jetese

Miliona euro për dasmën e vajzës ruse

Elton John dhe Mariah Carey janë paguar së bashku minimalisht 4 milionë euro për të kënduar në dasmën e vajzës 19-vjeçare të një oligarku rus këtë fundjavë.

Yjet janë “peshuar në lek” për të performuar në festën ekstravagante pasi Irene Kogan, mbesa e Valery Kogan u bë nusja e Daniel Kevey këtë të shtunë.

Mariah Carey deklaroi se është paguar 2.3 milionë euro për të fluturuar nga SHBA dhe për të kënduar “We Belong Together” çiftit të ri në hotelin Landmark në Londër, ku suita presidenciale kushton mbi 1600 euro nata. Elton John, i cili nuk performon për më pak se 1.7 milionë euro, ishte gjithashtu pjesë e festës.

Por ndërsa Elton John dhe Mariah Carey ishin ftuar për të kënduar, shumë figura të njohura të ishin gjithashtu pjesë e dasmës./TopChannel

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF