KreuCelebrity

Nëna biologjike e vajzës së Angelina Jolie kërkon të bijën

Zahara është vajza 12-vjeçare e adoptuar që në moshën 6 muajshe nga aktorja e famshme Angelina Jolie. Ajo erdhi në jetë si produkt i një përdhunimi, ndaj dhe nëna e saj biologjike vendosi ta jepte për birësim. Por duket se Dawit Lebiso kërkon që ta takojë të bijën, mirëpo kjo gjë nuk i është lejuar nga ylli i kinemasë. Gruaja nga Etiopia është shprehur se ka vite që kërkon një takim, apo një telefonatë nga vajza e saj Sahara. “Unë nuk dua t’ia marr vajzën Angelina-s, dua vetëm që vajza ime ta dijë që unë e kam kërkuar, dua vetëm të kontaktoj me të për ta parë dhe për të biseduar.Dua që ime bijë Zahara ta dijë që ka edhe një nënë që e do po aq fort sa Angelina. E di që unë nuk do t’i ofroja dot kurrë atë jetë që i ofron aktorja”, është shprehur në një intervistë për Dailymail, nëna biologjike e Zaharas. Angelina Jolie e mori vajzën e saj kur ishte 6 muajshe dhe që atë kohë, ajo nuk i ka shkruar as edhe një letër nënës biologjike të vajzës së saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF