KreuCelebrity

Sa kalori merr në ditë modelja e Victoria’s Secrets

Të gjithë ne kur i shohim në pasarelë me forma aq elegante dh aq perfekte, dietën ushqimore të modeleve e mendojmë thjesht një copë sallatë dhe kaq. Por nuk është e thënë. Mesa duket ka dhe nga ata modele që i lejojne vetes së tyre luksin e të ngrënit të çdo gjëje që ata dëshirojnë, e të duken sërish perfekte e në linja ideale. Njëra prej tyre është edhe modelja e Victoria’s Secrets, Taylor Hill e cila ka treguar se ajo konsumon plot 3000 kalori, edhe në ditët kur ka pasarelën e VS. E pabesueshme për një modele të konsumojë 3000 kalori në ditë e të ketë një fizik të tillë si Taylor Hill, por duket se ajo ka një metabolizëm që arrin t’i harxhojë shpejt kaloritë që merr gjatë ditës. “Është e pamundur të rrish pa ngrënë. Sepse mund të vdesësh. Secili prej nesh të hajë aq sa dëshiron dhe atë që dëshiron”, është shprehur modelja. Epo sigurisht me një metabolizëm si tëndin, të gjithë do të hanin çfarë të donin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF