KreuCelebrity

Ja si i përgjigjet Donald Trump stilistit Tom Ford, që refuzoi të veshë Melanin

Tom Ford ka refuzuar të veshë zonjën e parë të Amerikës, Melanie Trump. Sipas tij një zonjë e parë duhet të mbajë veshje të cilat nuk kushtojnë shumë, pasi ajo përfaqëson një popull. “Veshjet e mia kushtojnë shumë, një amerikan i thjeshtë nuk mund të vishet me Tom Ford, pasi nuk e përballon dot çmimin e lartë që kanë veshjet e mia. Gjithashtu unë i bëj krijimet e mia në Itali, ndërsa një zonjë e parë duhet të vishet me rroba që prodhohen në vendin e saj. Pra Melanie duhet të mbajë veshje që janë ‘Made in America’”, është shprehur stilisti për të shpjeguar arsyen se pse ai nuk mund të bëjë veshje për zonjën e parë të Amerikës. Nga ana tjetër Donald Trump në një intervistë të dhënë për Fox and Friend, përsa i përket kësaj çështje është shprehur se Melanie nuk i ka kërkuar kurrë Tom Ford që ta veshë. “Ajo kurrë nuk i ka kërkuar Tom Ford që ta veshë. Ajo nuk i pëlqen krijimet e tij, nuk e pëlqen aspak Tom Ford”, është përgjigjur Trump. Interesant është fakti që nuk ka asnjë dyqan të Tom Ford në qendrën tregtare të Donald Trump, Wynn Las Vegas.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF