KreuFashion

Modelja 61-vjeçare pozon lirshëm me rroba banje

Njerëzit që provojnë se mosha është thjesht një numër, janë tepër inspirues për të gjithë. Ashtu si kjo grua, e cila është 61 vjeç dhe po i tregon botës se jo vetëm vajzat e reja mund të jenë modele të suksesshme. Yazemeeah Rossi është bërë pjesë e një fushate për rroba banjo. Një përfaqësues i brandit të rrobave të banjos u shpreh se donin të evitonin imazhin e superseksit që shfaqin vajzat e reja.   “Yazemeeah është kandidatja perfekte për këtë. Kjo grua përçon shëndet dhe energji. Ajo ka besim në vetvete dhe është padyshim e shkëlqyer”, është shprehur përfaqësuesi i brand-it. Debutimi i 61-vjeçares për herë të parë si modele ka qenë në moshën 40-vjeçare, kur fëmijët i kishte tashmë të rritur. Pavarësisht moshës së saj, Rosi ka qenë shumë e suksesshmë në biznesin e modelingut. Flokët e saj gri kanë qenë shenja e saj dalluese.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF