KreuBusull

Tmerr në Itali. Orteku i dëborës vret turistët.

Duket se nuk po gjejnë qetësi italianët nga fatkeqësitë natyrore që po ndodhin atje kohëve të fundit. Një ortek gjigand ka goditur këtë të mërkurë një prej resorteve në provincën e Peskaras, Farindola. Gjatë natës së mbrëmshme kanë rënë mbi 80 tërmete duke bërë që orteku gjigand i dëborës të shkeputej e të godiste resortin Rigopiano, duke e shkatërruar plotësisht. Forcat e ndihmës së shpejtë e kanë patur tepër të vështirë për të shkuar në vendngjarje, pasi sasia e dëborës ishte tepër e madhe. Antonio Crocetta, i cili është kreu i ekipit të shpëtimit malor, është shprehur se ka shumë të vdekur. Mendohet se në hotel ndodhen rreth 30 persona, përfshirë edhe fëmijë. Deri më tani është raportuar një person i vdekur. Kjo provincë u godit më 24 gusht të vitit të kaluar nga një tërmet ku mbetën të vdekur 298 persona.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF