KreuCelebrity

Urimi i veçantë i Elton Dedës për ditëlindjen e nënës së tij

Ai është një ndër të parët që lëvroi muzikën  rock në Shqipëri. Edhe pse kanë kaluar vite tashmë që nga dalja e tij e parë, Elton Deda mbetet një prej artistëve  më të mirë që ne kemi. Por përtej pamjes së tij prej rock-eri me flokët e gjata, Elton Deda si të gjithë meshkujt ka një marrëdhënie të veçantë me nënën e tij, Antonetën. Eshtë pikërisht nëna me të cilët djemtë tregojnë anën e tyre të butë. Zonja Antoneta ka patur ditëlindjen dhe i biri i saj artist i ka bërë një urim krejt të veçantë nëpërmjet rrjetit social facebook. “Të ma gëzosh ditëlindjen mama e dashur. Vitet janë thjesht një numër për ty. Kujdes gjurin dhe kur të kesh terezi, na bëj një byrek me presh se më ka vajtur mendja! Të do fort yt bir”, kanë qenë këto rreshtat e urimit me plot humor nga Elton Deda për nënën e tij.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF