Sllovenia në festë për zonjën e parë të Amerikës

Është hera e dytë për Amerikën që ka një zonjë të parë me origjinë jo amerikane. Melania Trump është me origjinë nga Sllovenia dhe vendi i saj i lindjes ka organizuar festime për nder të saj. Sipas TMZ i gjithë vendi është duke festuar për zonjën e parë të Amerikës, që është një vajzë sllovene. Kryetari i Bashkisë së Sevnicës, qytetit ku ka lindur Melania, tha se do të festojnë gjatë gjithë ditës. Janë ofruar ushqime dhe pije falas dhe gatime tradicionale sllovene të ndërthurura me ato amerikane.

Hyrja në Kështjellën e Sevnicës do të jetë falas për të gjithë. Ndërkohë që sot pritet të bëhet inagurimi i Presidentit të Amerikës, Donald Trump nga ku dhe Melania Trump do të shpallet zyrtarisht zonja e parë e Amerikës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *