KreuCelebrity

Largohet legjenda e Hollivudit, Jack Nicholson

Nëse përmendim Jack Nicholson në mendje mund të vijnë tituj filmash ikonikë si “Wolf”, “One flew over cuckoo’s nest”, “The Passenger”, “A few good men” etj. Legjenda e kinemasë amerikane që në prill mbush 80 vjeç, ka njoftuar se nuk do të luajë më asnjë film. Ai ka realizuar dhjetra role të paarritshme, ku më të spikaturit kanë qenë në “Wolf” dhe “One flew over cuckoo’s nest”. Por jeta e tij ka qenë e shenjuar edhe nga festat e çmendura që bënte dhe marrëdhëniet me femrat. Ai është martuar një herë për vetëm 6 vjet dhe ka pasur dy lidhje zyrtare, teksa pretendon se ka çuar në shtrat më shumë se 2 mijë femra. Pak muaj më parë në një intervistë ai deklaronte se ndjehej totalisht i vetmuar dhe i trishtë, dhe pendohej për disa vendime në jetën e tij. Por vendimi i tij i fundit për të lënë kinemanë, që ka mërzitur shumë fansa, ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur. Nicholson nuk është shfaqur në asnjë film prej 2010-ës, duke i dhënë tashmë zyrtarisht fund një karrierë 6 dekada të gjatë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF