Melania Trump, rrëfyer nga sllovenët

Kur presidenti Trump u inaugurua në 20 janar, gruaja e tij sllovene Melania u bë e dyta femër në historinë e SHBA-së që zgjidhet Zonja e Parë. Ajo është Zonja e Parë e 42-të e Amerikës, pasi nga 45 presidentë që ka pasur Amerika, tre prej tyre e kanë fituar presidencën të ve. Melania Knavs lindi në 1970 në Slloveni, që atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë. Ajo e la shtëpinë në moshë të re për të vijuar një karrierë si modele. Tashmë sllovenët shpresojnë të tërheqin vëmendjen e botës falë vajzës së tyre. Jakob Susteric, që punon në një kompani mjekësore në Ljubjanë, thotë se shumë pak njerëz kanë dëgjuar për Slloveninë, por tashmë që Melania është Zonja e Parë kjo gjë do të ndryshojë.

“Kjo është një mundësi e madhe për kombin tonë prej 2 milionë banorësh. Është koha të marrim vendin e duhur në Europë dhe në botë”, thotë ai.

“Melania është shembulli më perfekt se Amerika është vendi i mundësive. Kushdo që jeton atje ka mundësi të arrijë gjëra të mëdha”, shton ai.

Fotografi Stane Jerko që fotografoi për herë të parë Melania Trumpin në moshën 17-vjeçare kujton fillimet e saj.

“Ajo dallonte për bukurinë dhe energjinë që kishte”, rrëfen ai.

Petra Sedej, një shoqe fëmijëria kujton bisedat me Melanian dhe dëshirën e tyre për të parë botën.

“Disa vajza ishin xheloze për Melanian, por ajo nuk reagoi. Mendoj se ka diçka të forta brenda saj”, thotë Sedej.

Melania u largua nga Senica për të modeluar në Ljubjanë, më pas në Milano dhe Paris. E ndërroi emrin në Melania Knauss për ta bërë më të shqiptueshëm për perëndimorët. U takua me Trumpin në një event mode në Nju Jork në 1998. Dasma e tyre u zhvillua në 2005 dhe kishte të ftuar emrat e mëdhenj si Princi Charles, Muhammad Ali, Oprah Winfrey etj.

Në Senica, një qytet prej 5 mijë banorësh, disa miq të familjes Knavs thonë se i ati i Melania, Viktor Knavs ishte i ngjashëm me Donald Trump. Një biznesmen i mirë dhe ambicioz që kërkonte gjithmonë të përmirësonte jetën e tij, përtej biznesit të shitjes së makinave që ushtronte prej kohësh. E ëma e Melanias, Amalija, punonte në një fabrikë veshjes.

“Ajo ishte një punëtore e thjeshtë si ne dhe jemi shumë të lumtur për të”, thotë një prej kolegeve, Nusa Vidmar, e cila ka një pastiçeri pranë shtëpisë ku u rrit Melania Trump.

Melania Trump është femra e dytë e huaj e cila do të ecë në hapat e bashkëshortes së presidentit John Quincy Adams, Lousia, e cila u lind në Londër nga prindër amerikanë dhe anglezë./ BORDO

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *