Adoleshentët nuk e nuhasin aromën e djersës, duhanit dhe sapunit.

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë.  Këtë studim duhet ta lexojë çdo prind i një adoleshenti. Sipas një studimi të ri adoleshentët janë më pak të predispozuar të ndiejnë aromën e djersës, cigares dhe sapunit. Kjo është arsyeja që të rinjtë jetojnë në dhomën e tyre plot rroba të palara e në rrëmujë të madhe dhe nuk e kanë aspak problem, pasi hunda e tyre nuk është aq e ndjeshme sa për të ndjerë ato aroma. Por nëse bëhet fjalë për të nuhatur keçapin dhe ushqimin junk ( ushqimin e pashëndetshëm), këto lloj aromash adoleshentët i nuhasin shumë lehtë. Studimi është bërë nga Universiteti Aarhus në Danimarkë, duke tesuar dhjetëra aroma të përbashkëta mbi 410 njerëzve të moshës nën 50 vjeç. Nëse të rriturit ishin në gjendje të nuhasnin të gjitha aromat në studim, adoleshentët kishin vështirësi të shumta në nuhatjen e djersës, sapunit dhe duhanit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *