Aktori i njohur bëhet baba për herë të nëntë 0 20

Aktori i njohur i Hollywood ka mirëpritur fëmijën e tij të nëntë. Mel Gibson 61 vjeç dhe e dashura e tij 26 vjeçare Rosalin Ross janë bërë prindër të një djali të shtunën e kaluar. Çifti e ka quajtur të voglin e sapo ardhur në jetë Lars. Sipas një burimi ata janë shumë të lumtur, ndërsa Mel është në qiellin e shtatë nga lumturia. 61 vjeçari ka shtatë fëmijë me gruan e tij të parë Robyn Moore dhe një fëmijë me ish- partneren e tij, Oksana Grigorieva. Fëmija më i madh i Mel Gibson është 36 vjeç e më i vogli vetëm disa ditësh. Mel dhe Rosalin kanë rreth tre vite lidhje. Partnerja e Gibson është shkrimtare.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *