Fjalët e ndjera të vajzës së Dritëro Agollit për të atin

Gjëndja shëndetësore e kolosit të letrave shqipe duket se nuk është e mirë. Tashmë në moshën 85-vjeçare, Dritëro Agolli po kalon çaste të vështira. Të paktën kështu na ka bërë të kuptojmë vajza e tij, e cila në orë të vona të natës mbrëmë ka shkruar disa rreshta për të atin. Elona Agolli tregon se i ati po lufton me errësirën, e asaj i vjen keq që nuk i gjendet pranë.

“Babushi im më ndje; e di që ti në këtë orë lufton me errësirën, pasi ti e urren atë. Ti pret dritën. Unë jam me pjellën time tani, në një botë krejt ndryshe nga e jona, në  një botë ku konsumohet e gëzohet; e ndërsa ti i përhumbur mendon se si do të jetë ajo botë e përtejme, ku mbizotëron errësira, ajo çka vështirë për ty si ateist, të mendohet e bukur dhe shpresëdhënëse. Ati im më ndje; unë jam me Luelin e duhet të jem e gëzuar në sytë e tij, paçka se zemra pikon lot, paçka se mendjen e kam tek ti. Të dua shumë ati im. Nëse do të mund të dhurohej jeta, unë do ta jepja për ty; nëse do të mund të transferohej gëzimi, unë do të bëja çmos të të lumturoja. Sot të bleva një shishe boje e një pompë për stilografin tënd. Siç ma dhe porosinë para se të nisesha. Kur të kthehem do të t’i tregoj e ti do të kënaqesh. Do mbushësh penën tënde, që aq ka gërvishtur e aq vargje e radhë ka shkruar. Të dua shumë Ati im”, shkruan vajza e Agollit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *