KreuCelebrity

Aktori vetëvritet live në facebook

Është e tmerrshme ajo çfarë ka ndodhur me aktorin amerikan Jay Bowdy këtë të mërkurë. Aktori me origjinë nga Teksasi ka kryer vetëvrasje live perpara të gjithëve në facebook. Ai si fillim lajmëroi në rrjetin social se do të kryente këtë akt dhe policia amerikanë ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por ishte tepër vonë.

Frederik Jay Bowdy i kishte dhënë fund jetës së tij. Të martën në mëngjes, aktori u arrestua, pas disa akuzave për abuzim seksual. Por u lirua pasi pagoi një gjobë prej 100.000 dollarësh. Mendohet se arsyeja e vetëvrasjes së aktorit, ka qenë pikërisht trysnia e këtyre akuzave. Bowdy ishte një aktor që premtonte shumë për të ardhmen, në karrierën e tij artistike.

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF