KreuCelebrity

Ndahet nga jeta aktori i Harry Potter

Ka qenë dy herë i nominuar për çmimin Oscar. Aktori Sir John Hurt është larguar nga jeta duke tronditur botën e Hollywood. 77-vjeçari prej dy vitesh vuante nga sëmundja e kancerit.John Hurt njihet për rolet e tij në filma si: “The Elephant Man”, “Harry Potter”, “Alien”. Yjet e Hollywood kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të filmit ndërkombëtar. Roli i fundit i Sir John ishte në filmin ‘Jackie”, i cili tregonte jetën e Jackline pas vdekjes së Kennedy. Ndërkohe për adhuruesit e filmit “Harry Potter” 77-vjeçari ka patur rolin e krijuesit të shkopinjve, zotin Ollivander.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF