KreuFashion

Vuani nga pagjumësia? Ja çfarë të hani para gjumit!

Pagjumësia prek një në tre njerëz. Pjesa më e madhe e njerëzve të rritur përpëliten në krevat në menyrë që të gjejnë rehatinë, për të bërë një gjumë të mirë, që shpesh zgjat shumë pak orë. Arseyja e gjumit jo të qetë që bëjmë, mund të jenë ushqimet apo pijet që ne konsumojmë përpara se të futemi në shtrat. Sammy Margo, autor i librit “The Good Sleep Guide’, ka zbuluar pesë ushqimet që mund të konsumojmë përpara gjumit, që na ndihmojnë për të bërë një gjumë të rehatshëm.

Banania: Ky frut është i pasur me magnez, një muskël qetësues, i cili ndihmon në gjumin e rehatshëm, pasi çliron hormone serotonin dhe melatonin.

Mjalti: Një lugë çaji me mjaltë përmban glukozë,e cila përçon në tru komandën e ndërprerjes së mendimeve të shumta. Arsyeja më e madhe e pagjumësisë janë mendimet e turbullta që vijnë në kokë duke bërë që gjumi të vijë me vështirësi. Në këtë rast një lugë mjaltë do të na ulte vigjilencën dhe do të na sillte qetësinë.

Bajamet: Bajamet përmbajnë triptofan dhe magnez të cilat ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit, si dhe rregullimin e rrahjeve të zemrës.

Tërshërë: Përveçse është e pasur me melatonin, tërshëra ndihmon në rregullimin e shqerit në gjak

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF