KreuBusull

Alfred Kaçinari: “Shkurtimi i vendeve të punës në RTSH, na kapi edhe ne”

Menjëherë pas lajmit për pushimin e papritur nga puna të tre kompozitorëve të njohur, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali dhe Shpëtim Saraçi, BORDO kontaktoi në mëngjes të tre muzikantët. Dukshëm të hutuar, asnjëri prej tyre nuk preferoi të jepte një prononcim për të papriturën e këtij mëngjesi. Por, vetëm disa minuta më vonë , ishte Alfred Kaçinari ai që dha prononcimin e tij të parë. “Kishim dëgjuar zëra, dhe kërkuam vetë të shkojmë në zyrën e drejtorit. Aty na u komunikua më tej, që shkurtimi i vendeve të punës në RTSH, na kapi edhe ne. Ne përjashtoheshim, për shkak të rikonstrukturimit të TVSH. Nuk kishim marrë asnjë paralajmërim më parë. Ndërsa sot në mëngjes, ajo që na u komunikua me siguri, ishte fakti që nuk do të gjendet asnjë hapësirë tjetër në Radio Televizionin Shqiptar, për ne të tre.”, ka qenë ky prononcimi që Kaçinari ka bërë për BORDO. Kaçinari, Saraçi dhe Zhulali ishin pjesa më e rëndësishme e stafit të Festivalit të Fundvitit, ndaj mbetet për t’u parë se cilët emra kanë menduar drejtuesit e Radio Televizionit Publik Shqiptar, për të zëvendësuar kompozitorët e nderuar të muzikës shqiptare.

 

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF