Për BORDO/ Zhulali, Kaçinari dhe Saraçi për pushimin nga puna

Fjalët e tyre janë notat e muzikës. Me to ata flasin dhe përcjellin ndjesitë e tyre. Por, sot duket se gjithçka për ta ka ngecur. Nuk ka as fjalë dhe as nota! Pas lajmit se tre kompozitorët e njohur Edmond Zhulali, Alfred Kaçinari dhe Shpëtim Saraçi janë pushuar nga Radio Televizioni Shqiptar, institucion, ku punojnë prej vitesh ata duket se kanë mbetur të shokuar. Ky lajmi i ka paralizuar. Të vlerësuarit me çmime dhe tituj (para Vitit të Ri, presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh” Shpëtim Saraçit”) sot nuk kanë asnjë fjalë për të thënë. Vendimi i ka gjetur të papërgatitur, dhe eksperienca ua do të jenë të matur derisa të reagojnë (ndoshta shpresojnë edhe për ñdryshim vendimi). Këtë mëngjes portali bordo.al kontaktoi me dy nga kompozitorët, Zhulali dhe Kaçinari, ndersa Saraçi nuk e hapi telefonin.
Kompozitori Edmond Zhulali, përfaqësues i Shqipërisë në Eurovizion tha per bordo.al se “për momentin nuk dua te jap asnjë prononcim. Do flas shumë shpejt”! Në të njëjtën linjë qëndroi edhe kompozitori Alfred Kaçinari. “Do flas më vonë”!
Siç duket të dy kompozitorët duan ta pjekin reagimin e tyre dhe të mos flasin me nxitim dhe impulsivitet!

 

 

 

 

 

 

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *