Thoma Gëllçi: “Në Tvsh nuk ka më vend për kompozitorë”

Nga Nada Biraçi
Mëngjesi i sotëm zhurmoi për lajmin e pushimit të papritur nga puna e tre kompozitorëve të njohur Edmond Zhulali, Alfred Kaçinari dhe Shpëtim Saraçi. Muzikantët që kanë dhënë për vite me radhë kontributin e tyre, për të ruajtur me fanatizëm artin e mirëfilltë në Shqipëri, duket se sot nuk i duhen më Televizionit Publik Shqiptar. Sipas Drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi “në bazë të trukturës së re, nuk do të ketë më vend për profesionin e kompozitorit në TVSH”. Të kontaktuar nga BORDO, tre kompozitorët, kuptueshëm të hutuar nga lajmi i papritur, nuk preferuan të prononcoheshin, të paktën tani për tani….por sigurisht që ne duhet të dëgjonim edhe anën tjetër të historisë. Ne kontaktuam Drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi për të dëgjuar edhe versionin e tij. Sigurisht, që drejtori Gëllçi si filim na u shpreh se është e pamundur që një drejtor t’u përgjigjet të gjithë gazetarëve që e marin, por me këmbënguljen tonë, arritëm ta merrnim një intervistë të shkurtër nga ana e Thoma Gëllçit.

Përshëndetje zoti Gëllçi. Të gjithë e lexuam sot lajmin për pushimin nga puna të tre kompozitorëve të nderuar. 

Kush janë këta kompozitorët?

Tre kompozitoret e nderuar janë, Edmond Zhulali, Alfred Kaçinari dhe Shpëtim Saraçi. 

Atëherë. Radio Televizioni Shqiptar ka miratuar strukturën e re administrative. Sipas kësaj strukture janë shkrirë të gjitha drjetoritë ekzistuese që kanë qenë në RTSH. Asnjë prej atyre drejtorive nuk do të ekzistojë më. Në bazë të strukturës së re, është shkrirë edhe departamenti i krijimtarisë muzikore, ku bënin pjesë tre kompozitorët. Tani struktura e re, përmban tri njësi: Njësinë e lajmeve, të programeve dhe atë teknike.

Kjo do të thotë që ka qenë struktura që përjashtoi këta kompozitorë?

Vend pune në detyrën si kompozitor, në TVSH, nuk ka më!

Po në festivalin e fundvitit, as aty nuk do të kenë vend këto kompozitorë? 
Festivali i fundvitit, nuk më intereson fare.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *