Dritëro Agolli, Bordo sjell fotot e rralla!

E gjithë Shqipëria po përjeton sot me humbjen e mjeshtrit të letrave shqiptare Dritëro Agolli, ndërkohë Bordo sjell takimin e fundit që ai pati me publikun përmes faqeve të revistës, duke na sjellë copëca të jetës së tij përmes fotografive. Emri Dritëro Agolli flet shumë dhe në albumet e fotove të jetës së tij e gjejmë në rininë e tij apo dhe në momente të veçanta të jetës. Mes tyre janë dhe foto të veçanta që na shfaqet çifti Sadije e Dritëro Agolli martuar në korrik të 1965. Në fotot e jetës së shkrimtarit të njohur të tjera imazhe na tregojnë jetën e tij ndër vite me bashkëshorten. Janë udhëtimet që kanë bërë edhe jashtë Shqipërisë, ku gjithmonë spikat një çift bashkëshortësh të respektuar. Për lexuesit e revistës “Bordo” Dritëroi në rininë e tij vjen në disa nga vendet më të dashura të tij. Shëtitjet në natyrë, vendi i punës, takimet më miqtë janë në vëmendjen e shkrimtarit, dhe përmes fotove tregohen bukur për lexuesit.

Krijimtaria letrare i kanë dhënë një vend nderi në letërsinë shqipe shkrimtarit Dritëro Agolli.  Në letërsinë shqipe romanet e fuqishme dhe poemat e tij u bënë frymëzim për shumë breza, por këtë vjeshtë ai festoi 85-vjetorin e tij. Një jubile, ku aktivitet ishin të shumta dhe nderimet për veprën e tij po ashtu. Por për jetën e shkrimtarit gjithmonë ke se çfarë të tregosh. Dritëro Agolli është një nga shkrimtarët e vlerësuar për letërsinë shqipe. Në veprat e tij dallohet stili i thjeshtë, gjuha e drejtpërdrejtë. Nuk mungon dhe humori apo e thënë ndryshe dhe më saktë ironia që vjen në formën e këshillave. Agolli është një nga krijuesit e thjeshtë jo të vështirë për tu kuptuar dhe fakti që shkrimet në prozë dhe poezi janë të kuptueshme nga të gjithë e bën një autor shumë të dashur dhe për lexuesit, ku biblioteka e pasur me libra vazhdon të jetë një vend ku gjithmonë ka se çfarë të rrëfejë. I lindur më 13 tetor të 1931 përvjetori i tij kulmoi me jo pak aktivitete ku u sollën në vëmendje vlerat e tij të shumta dhe të larmishme në botën e letrave, përfshirë njëherësh gazetarinë. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj. Është fitues i disa çmimeve te ndryshme. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli është nderuar me titullin e madh “Nderi i Kombit” për veprat e tij dhe filozofinë e pasur të poezisë dhe prozës së tij. Për filozofinë e tij krijuese, thjeshtësinë e komunikimit, frazeologjinë e pasur popullore e mesazhet universale të veprës Dritëroi është cilësuar nga shumë autorë e kritikë si Homeri i gjallë i letrave shqipe.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *