KreuArt

80 vite më parë shfaqej “Guernica”

Nëpërmjet “Guernica”, të pikturuar 80 vite më parë për pavijonin spanjoll në Ekspozitën Universale të Parisit në vitin 1937, piktori nga Andaluzia, Pablo Picasso kërkonte të shprehte me forcë ndjenjën kundër luftës të një gjenerate të tërë në Spanjë dhe të dënonte tragjedinë e luftës civile.

Vepra shumë shpejtë u shndërrua në emblemën e horrorit të çdo dhune dhe të çdo konflikti, duke u bërë një simbol botëror i artit bashkëkohor.

Më 26 prill 1937 fshati Guernica, në veri të Spanjës, pësoi një bombardim ajror që e shkatërroi krejtësisht.

Picasso me talentin e tij e paraqiti këtë tragjedi në një pikturë të madhe që tronditi spektatorët e Ekspozitës së atij viti në Paris.

Vepra gjeti vendin e saj idela 55 vite më pas në “Centro de Arte Reina Sofía” në Madrid, duke hyrë me të drejtë në koleksionin e përhershëm të muzeut të artit bashkëkohor.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF