Princi Harry dhe Meghan Markle dorë për dore në rrugët e Londrës

Në fillim të një marrëdhënie kemi takimin e parë, daljen e parë, shëtitjen e parë si të dashuruar… dhe herën e parë që mbahmi për dore publikisht. Meghan Markle dhe princi Harry sapo kaluan etapën e fundit të mërkurën në mbrëmje, çifti është parë dhe fotografuar në një rrugë të Londrës, dorë për dore. Fotot janë publikuar në të përditshmen “The Sun”.

Sipas informacioneve të tabloidit, Meghan Markle dhe princi Harry po ktheheshin nga një takim romantik. Ata kishin vajtur për një darkë tek Soho House, një klub privat në perëndim të Londrës.

Një vend që ata nuk e kanë zgjdhur rastësisht pasi bëhet fjalë për restorantin ku ata ishin njohur vitin e kaluar nëpërmjet një miku të përbashkët.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *