KreuBordo Men

Vetura luksoze më të pranueshme për xhepin tuaj

Mes ekspertëve të automjeteve qarkullon një term që quhet “demokratizim i mundësive”. Që do të thotë se diçka që kishte qenë dikur një opsion i rrallë tani është bërë i zakonshëm.

Sikurse janë dritaret elektrike, kolltuqet me lëkurë, navigatori, kondicioneri dhe shumë të tjera. Nëse i shtoni disa nga këto opsione veturës tuaj ju do të keni një makinë të zakonshme luksoze.

Ajo mund të jetë një SUV, një veturë madje edhe një makinë me portobagazh ku mund të shtoni edhe garnitura të niveleve më të larta si kolltuqe me ngrohje apo një ekran që shfaqet në xham dhe shumë të tjera.

Sot gama në dispozicion për të personalizuar veturat ju jep mundësinë që të krijoni një makinë luksoze nga një markë jo luksoze me një çmim shumë më të arsyeshëm për xhepin tuaj se sa një veturë nga një markë tradicionalisht luksi.

Në galerinë tonë të fotove do të gjeni disa prej këtyre modeleve që nuk i kanë asgjë zili markave të luksit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF