Enada Hoxha: Çfarë trishtimi zhvendosja e TOB!

Pas pak ditësh Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të zhvendoset në Kinostudio. Kjo bëhet për arsye rikontruksioni, për t’i dhënë këtij teatri të rëndësishëm të artit shqiptar, pamjen që ai me të vertëte meriton. Duket se kjo gjë e ka trishtuar tej mase solisten e TOB, balerinën Enada Hoxha, e cila prej 20 vitesh e ka patur shtëpi të dytë, sallën shpeshherë të ftohtë të këtij teatri. Në një status të postuar në llogarinë e saj në facebook, Enada shpreh keqardhjen dhe trishtimin që pas disa ditësh, ‘shtëpia e saj e dytë’ do zhvendoset diku tjetër për 3 vite. “Të largohesh nga TKOB, për ne dhe të gjithë artistët nuk është e lehtë, kur mendojmë që për 20 vite kjo sallë ka qenë shtëpia jonë e dytë. Kemi punuar me orë të tëra me mjeshtrin e madh Agron Aliaj, i cili punoi me breza të tërë artistësh, ashtu si edhe me ne të dy. Në këtë sallë kemi derdhur djersë, jemi lënduar, jemi përlotur, por mbi të gjitha sadisfaksioni ka qenë shumë i madh. Çfarë trishtimi zhvendosja! Por jam e lumtur që pas tre vitesh ky teatër do të fitojë shkëlqimin e merituar…”, ka shkruar balerina e njohur.

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *