KreuArt

Franca vazhdon të qëndrojë destinacioni i parë tursitik në botë

Rreth 83 milionë turistë të huaj vizituan Francën në 2016, një shifër në rënie në raport me vitin 2015, por mbetet gjithsesi në krye të destinacioneve turistike botërore, njoftoi sot qeveria franceze.

Në 2015, Franca arriti rekordin me 85 milionë turistë.

“2016 rezultoi një vit ndryshe, për shkak të sulmeve terroriste, motit të keq dhe lëvizjeve sociale”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ndërkombëtar, Jean-Marc Ayrault, gjatë një konference shtypi në Biarritz (jugperëndim). Ai konfirmoi një shifër të turistëve të huaj mes 82,5 dhe 83 milionë.

“Destinacioni Francë ka pësuar luhatje, por vlerësimet e parë në lidhje me numrin e turistëve të huaja e rendisin Francën sërish si destinacioni i parë turistik në botë, si në 2015 duke kaluar SHBA-në dhe Spanjë”, vlerësoi ai. 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF