KreuFashion

Votoi për Donald Trump… e lë bashkshortja!

Jo të gjitha të vërtetat duhen thënë. Një çift në Kaliforni u nda për shkak të zgjedhjeve presidenciale amerikane, njofton Reuters.

Gayle McCormick, ish-roje burgu 73-vjeçare u nda nga bashkshorti i saj pas 22 vitesh martesë pasi ai kishte shprehur se kishte votuar për republikanin Donald Trump.

Kjo bashkëshorte që e konsideron veten si një demokrate me tendenca socialiste, nuk e duroi dot një ndryshim kaq të thellë në opinionet politike.

“Nuk mund të besoj se ai mundi të votonte për Donald Trump që është kundër lirive individuale, kundër granve dhe kundër njerëzve në përgjithësi”, shprehet McCormick.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF