Nata finale e Sanremo-s 0 111

Giusy Ferreri, Ron, Al Bano, Gigi D’Alessio janë katër “Të mëdhenjtë” e eleminuar mbrëmjen e djeshme nga festivali i Sanremos. Në finalen e sotme do të konkurrojnë Chiara, Clementino, Marco Masini, Alessio Bernabei, Michele Zarrillo, Elodie, Paola Turci, Bianca Atzei, Sergio Sylvestre, Samuel, Michele Bravi, Lodovica Comello, Ermal Meta, Francesco Gabbani, Fabrizio Moro, Fiorella Mannoia.

Eleminimi i tyre u bë si nga platea e teatrit Arsiton edhe nga salla e shtypit. Gjatë natës së katërt të festivalit, këngëtari i ri Lele me këngën “Ora mai” është fituesi i kategorisë së të rinjve të Sanremo 2017″. Pas marrjes së çmimit Lele, ish konkurrenti i Amici, u përqafua nga Maria De Filippi.

“Falenderoj familjen time, Marian dhe ty Carlo: me Sanremo Giovani na dhe një mundësi të jashtëzakonshme”, tha Lele. 

I dyti në kategorinë e të rinjve u rendit Maldestro, që mori çmimin e kritikës Mia Martini, i treti Francesco Guasti dhe i katërti Leonardo Lamacchia.

Në natën e sotme finale do të jetë super i ftuar për herë të parë në Arsiton Zucchero. Ai do të jetë protagonist i një dueti virtual me Luciano Pavarotti, për të kujtuar tenorin e madh. Të ftuarit e tjerë do të jenë Alvaro Soler, që do të sjellë një kolazh të sukseseve të tij, duke filluar nga El mismo sol dhe Sofia, protagonistet e filmit televiziv të Rai 1 “Na ishte njëherë Studio Një”, Alessandra Mastronardi, Diana Del Bufalo dhe Giusy Buscemi, si dhe Carlo Cracco. Përveç Maurizio Crozza, humori do t’i besohet edhe Enrico Montesano dhe Geppi Cucciari.

Hapësirë do të ketë edhe një çmim për karrierën për Rita Pavone, ndërsa Paolo Vallesi dhe Amara do të këndojnë Pace, këngë që nuk ka hyrë në garë dhe që do t’i dedikohet italianëve të impenjuar në misione paqeje me një lidhje direkte me Kosovën.

Në natën e tretë të festivalit kantautori shqiptar, Ermal Meta, fitoi çmimin “Cover 2017” me interpretimin e këngës së të madhit Domenico Modugno “Amara terra mia” kënduar më vitin 1971.

Nata e katërt e festivalit më të madh të këngës italiane u ndoq nga 9 milionë e 887 mijë spekatorë. Festivali i këngës italiane ‘Sanremo 2017’ prezantohet nga Karlo Konti dhe Maria De Filipi.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *