Yamato, zgjedhja e duhur për Shën Valentin! 0 150

Festa e Shën Valentinit është shumë afër. Pak ditë na ndajnë nga festa e të dashuruarve, ku secili përpiqët t’i tregojë me një dhuratë apo surprizë dashurinë dhe vlerësimin për partnerin apo partneren. Dhuratat ndonjëherë na duken të thjeshta para zgjedhjes së një restoranti të mirë për t’i shtuar dozën e duhur të romanticitetit kësaj dite të shënuar, ku festohet dashuria.

Çfarë e bën një restorant romantik, e sidomos në atë ditë të veçantë? Disa pohojnë që janë qirinjtë, ambienti i ngrohtë dhe jo i zhurmshëm, pamjet e mrekullueshme, apo element të vetë interiorit që krijojnë intimitet dhe ju bëjnë të ndiheni komodë për të pëshpëritur dashurinë mes jush. Menuja është një tjetër “must”, kur zgjedhim restorantin ideal për Shën Valentin.

Restoranti Japonez Yamato, ka menduar për këtë ditë: me një menu speciale për të gjithë të dashuruarit, hap dyert për të gjithë adhuruesit e sushit dhe çifteve të dashuruar.

Super mix sushi, Kani & Ebi Tempura, Yaki Soba, ëmbëlsirë me çokollatë dhe sigurisht verë të bardhë ose të kuqe, Yamato sjell këtë menu të pasur në ditën tuaj të dashurisë.

Yamato është i gjendur lehtësisht, në zonën e ish-bllok, Rr.Ibrahim Rugova, ose nxitoni të prenotoni drekën ose darkën tuaj në numrat e kontaktit ose në faqet e Facebook Yamato Tirana. Për të gjithë çiftet që prenotojnë, Yamato në bashkëpunim me Nobis Wellnes Center, shpërblen klientët me një kupon dhuratë: trajtim fytyre dhe SPA për vajzat. Ku ka më mirë: darkë romantike dhe një dhuratë, kështu që nuk ju duhet të mendoni shumë gjatë. Nuk ka rëndësi nëse për ju është darka e dhjetë apo keni një “date” pikërisht në 14 Shkurt: Yamato është zgjedhja e duhur, besomëni, Kupidi do të godasë në shenjë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *