KreuCelebrity

Favoritët për Gramy Awards 2017

Numërim mbrapsh për ceremoninë e edicionit të 59-të të Grammy Awards, që do të zhvillohet të dielën në 12 shkurt në Los Angeles. Mes të favorizuarve janë Beyoncé, Adele, Kanye West dhe Drake.

Është lajmëruar që gjatë mbrëmjes do të bëhet edhe një homazh për Prince dhe George Michael. Mes performancave të konfirmuara deri tani , ajo e Adele, dueti i Metallica dhe Lady Gaga, si dhe rikthimi i Daft Punk.

“George Michael dhe Prince ishin ikona të popit të aftë për të demonstruar një muzikë gjeniale , jemi të nderuar t’i bëjmë homazh trashëgimisë së tyre të madhe në skenën e Grammy”, komentoi CEO i Recording Academy.

Nuk janë bërë ende të ditura emrat e këngëtarëve që do të interpretojnë këngët e tyre. Vitin e kaluar ishte Lady Gaga që këndoi këngët e David Boëie, që vdiq disa javë përpara se të mbahej edicioni i 58-të.

Çmimet “Oscar të muzikës” do të mbahen në Staples Center të Los Angeles nën drejtimin e James Corden. Mes listës së perfomuesve është edhe Bruno Mars, The Weeknd, Carrie Underwood, Katy Perry (që do të prezantojë këngën e saj të re “Chained to the Rhythm”), Kelsea Ballerin.

Mes mungesave thuhen se janë Justin Bieber, Drake dhe Kanye West. Ylli për t’u mundur është Beyoncé, e nominuar në nëntë kategori. Me numrin e madh të nominimeve të fituara këtë vit ka marrë titullin e artistes grua më të nominuar të Grammy Awards, me 62 nominime në të gjithë karrierën e saj.

Kanye West ka tetë nominime, Adele pesë, ndërsa nga emrat e tjerë permenden Justin Bieber dhe Drake, ndërsa David Bowie ka marrë katër nominime “pas vdekjes”, për “Blackstar”.

Në listë janë edhe shumë këngëtarë italianë si Laura Pausini në kategorinë “Best Latin Pop Album”, me versionin spanjoll të albumit “Similares”. Andrea Bocelli në kategorinë “Best Traditional Pop Vocal Album” me “Cinema”, Ennio Morricone është në garë në kategorinë Best Score Soundtrack For Visual Media (për kolonën zanore të filmit të Quentin Tarantino “The Hateful Eight”) dhe “Best Instrumental Composition” (për “L’Ultima Diligenza Di Red Rock” e përfshirë në kolonën zanore të “The Hateful Eight”).

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF