“Albawings”, kompania shqiptare zgjedhja e Kryeministrit 0 308

“Albawings” kompania ajrore e vetme shqiptare duket se ka patur një pasagjer të veçantë në bord. Kryeministri i vendit Edi Rama, për fluturimin e tij të radhës, ka zgjedhur pikërisht kompaninë e cila flet e gjitha shqip.

“Albawings” prej muajsh operon në tregun e transportit ajror, duke përshkuar 7 destinacione nga Tiranë në Itali, përkatësisht Torino, Trevizo, Firence, Ancona, Bologna,Perugia, Rimini.


Nuk dimë se cili nga këta vende ka qenë stacioni i Kryeministrit Rama, pasi ajo që kemi mësuar nga kjo foto është momenti, ku stuardjesat kanë fokusuar një kujtim me pasagjerin më të veçantë të këtij udhëtimi, Kryeministrin Edi Rama.


Pak muaj më parë “Albawings” zuri vend në kronikat e lajmeve kur pati si pilot liderin e grupit “Iron maiden”, Bruce Dickinson. Duket se “Krahët e shqipes”, është kthyer për një kohë shumë të shkurtër në një prej kompanive më premtuese në vend.

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *