KreuBusull

Shën Petersburg, destinacioni dimëror i të dashuruarve

“Në Shën Petersburg, historitë e mëdha të dashurisë nuk vdesin kurrë…”. Këto janë fjalët që Aleksandri II i thoshte bashkëshortes së tij Katerinës mëngjesin e vrasjes së tij, 13 mars 1881. Kjo skenë figuron mes shumë të tjerash në Fjalorin e Dashurisë të Shën Petersburgut, që është një shëtitje dashurie e Vladimir Fedorovskit nëpër këtë qytet. Dashuria shpesh shoqërohet me tragjedinë në Rusi.

Një shëtitje fantastike me gjysmën tuaj në dekorin teatral të Shën Petersburgut, ku të gjitha lojërat duken të mundshme mbrapa fasadave barok, klasike, neo-ruse dhe të artit modern, të dërthurura me një harmoni perfekte.

Kur arrini në qendër do të shihni që përballë jush të hapen horizonte të largëta me shije italiane nga arkitektë si Rastrelli, Rossi dhe Rinaldi.

Një ambient përrallor duket sikur lundron nëpër qytet. Padyshim që po, pasi qyteti është frut i ëndrës të Pietrit të Madh. Në vitin 1703, qyteti del nga këneta e deltës së Nevas falë punës së jashtëzakonshme të të burgosurve, ku shumë gjetën edhe vdekjen.

Sipas Vladimir Fedorovskit, qyteti reflekton dritën dhe hijen e perandorisë së carëve, bukurinë dhe zymtësinë. E padukshmja kristalizohet në të dukshmen dhe dublohet vazhdimisht, duke kaluar pa pushim nga realiteti në mirazh, shkëlqimi në errësirë. Në këtë botë të dyfishtë me siguri do të dëgjoni përshpëritjet e Dostojevskit, Gogol, të Pushkinit dhe shumë të tjerëve.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF