Mimoza Hafizi: Bëj politikë pa kompromis me të keqen 0 311

 

Momenti më pikant në poltikë, që ishte largimi nga Partia Socialiste për në grupimin e ri që mbante emrin “Libra”, e solli akoma më shumë në vemendjen mediatike, deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Mimoza Hafizi. Por ajo nuk është vetëm zonja e hekurt në politikë. Prej mëse 22 vitesh, ajo është pedagoge e Fizikës, në Fakultetine Shkencave Natyrore. E dashuruar me profesionin e saj, na rrëfen se jeta si një astro-fizikante në karrierë dhe grua në poltike është një sfidë e vërtetë, por që mbart emocione të veçanta.

Kanë kaluar 22 vite që kur nisët të jepnit mësim në fakultetin e Fizikës! Edhe pse shumë e angazhuar, ju vazhdoni të jeni në auditor! Pse? 

Auditori me studentë është qëllimi themelor i jetës sime. Të kthehem aty për mua është njësoj si të shkoj tek burimi për të pirë ujë. A mund të jetohet pa ujë? E kam të pamundur të qëndroj, qoftë edhe pak ditë pa komunikimin me studentët. Më duhet të vë në lëvizje fjalën dhe mendimin. Kam nevojë të shkruaj formula e të zgjidh ekuacione.

Nëse do të ktheheshit pas në kohë e nuk do të kishit studiuar për fizikë; cila do të kishte qenë alternativa tjetër? 

Im atë ka dashur shumë që unë të bëhesha mjeke. Ndoshta, sot do isha mjeke, pa dyshim për të bërë të lumtur tim atë. Por nuk u bëra, pasi insistova çdo ditë, përgjatë asaj vere të gjatë, pikërisht vitin që përfundova studimet në gjimnaz. Rezistova me butësi dhe mora mirëkuptimin e tij.

Në krahasim me vite më parë, a ka sot brezi i ri interes për fizikën?

Në kohën kur unë isha studente, interesi për fizikën ka qenë më i madh në krahasim me ditët e sotme. Ishte një tentative e të rinjve ambiciozë për të hyrë në elitën e mendjes njerëzore. Por edhe sot kemi disa studentë të shkëlqyer. Të pakët në numër, por ia vlen mundimi t’u përkushtohesh, pasi ata e duan atë për të cilën studiojnë.

Si fizikante, cilat kanë qenë ngjarjet më të rëndësishme, që keni marrë pjesë?

Janë dy ngjarje të jashtëzakonshme në fakt. Kam shkuar enkas në rrethin Polar në Finlandë, për të parë agimet polare.Fenomeneve natyrore, këto që i shpjegon fizika, e qënë qiell shfaqen në ngjyrëtë gjelbërt. Qendruam një javë, dhe për fat i vëzhguam, pasi janë një fenomen krejtësisht i rastësishëm. E dyta ka qenë ekplisi idiellit. Isha pjesë e një ekipi astrofizikantësh francezë, e shkuam enkas në Egjipt për ta parë në shkretëtirë. Ishte ora 12:00 e drekës, ku u errësua sikur të ishte mbrëmje. Mendoj, që këto fenomene hyjnë tek ato gjërat, që duhet ti bësh një herë në jetë.

Ju keni bërë doktoraturën në Francë! Çfarë ka “franceze” në personalitetin tuaj? 

Tolerancën. Respektin për privatësinë e tjetrit.

Në vitin 1997, vendosët të hynit në politike. Pse?

Arsyeja ka qenë e thjeshtë. Dëshiroja të isha aktive në vendin tim, të përmbushja si duhet detyrimin dhe kontributintim si qytetare.

A është një sfidë politika për një grua në Shqipëri?

Është një sfidë që më duket përditë e më e madhe. Sidomos mënyra e politikës që kam vendosur të ndjek. Të protestosh e të mos pranosh atë që të ofrohet është e vështirë. Por tanimë kam bërë zgjedhjen time, që është; politika pa kompromis me të keqen.

A kemi të bëjmë ende në politikë, me një terren maskilist?

Politika në Shqipëri ende mbetet një domen i burrave. Jo vetëm për nga numri, por edhe nga modeli.

Për një grua të fortë si ju, çfarë roli luan bashkëshorti në të gjitha vendimet që ke marrë?

Padyshim që partneri ka një rol shumë të rëndësihëm. Mund të them se pa mbështetjen e tij nuk do të isha bërë asgjë. Ajo që vlen është mbështetja morale, që prej tij nuk më ka munguar asnjëherë.

Cili është mesazhi juaj për gruan shqiptare?

Një pjesë nga përkushtimi i madh që i’a dedikojnë familjes dhe të dashurve, ta mbajnë dhe për veten e tyre, për profesionin që kanë zgjedhur apo për angazhime shoqërore e politike.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *