Alessandro Giampietro, njeriu që feston jetën çdo ditë

Nga Doriana Metollari

Për cilindo që ka shije dhe e do kuzhinën cilësore e kupton menjëherë se Alessandro Giampietro është i ekuilibruar, me ingredientët që hedh në pjatat e tij. Ai nuk ofron as më shumë as më pak nga ajo çfarë kushdo mund ta vlerësojë si të mjaftueshme tek mënyja që zgjedh për drekën apo darkën e vet, përfshi dhe rastet me të veçanta në jetë. Kjo është cilësia kryesore e tij.

 

Ata që i provojnë pjatat e tij kthehen prapë dhe i kërkojnë. Ajo kategori që merr vesh nga arti i vërtetë i të gatuarit i çmon thuajse përherë zgjedhjet që u jep, sepse mendon se të ngrënit nuk është të mbushësh barkun, por të marrësh vitaminat, kaloritë dhe atë çfarë të duhet të jetosh mirë. Alessandro thotë gjithmonë se: është më mirë të shpenzosh për cilësinë e ushqimit sesa për ilaçe në farmaci. Embëlsirat asnjëherë s’janë shumë të ëmbla shumë, makaronat kanë përherë shije të freskët dhe aromë të mirë në pjatë. Proçesi i të ngrënit duhet të jetë dhe relaksues. Me cilësinë e verës dhe të vajit nuk luan asnjëherë. Ka përherë një buzeqëshje gati për klientët qëi pret dhe i shoqëron. Gjithsesi ajo që të bësh të dashurohen me kuzhinën e tij nuk është as kjo. Chef-i italian i cili ka një histori të rëndësishmë më shqipërinë. Ai mendon se të gatuash është një mënyrë për tu përmirësuar jetën të tjerëve.

 

“Çdo ditë është një aventurë e re” – thotë Alessandro Giampietro – “kur ushqimi është i mirë dhe cilësor të ndryshon humorin dhe nëse e shoqëron me një verë të mirë, të jep akoma më shumë kënaqësi”, thotë Giampietro i cili erdhi në Shqipëri para rreth 7 vitesh. Nuk bën kompromise me cilësinë. Atij i pëlqen të flasë sidomos për të. Është i apasionuar pas produkteve bio që i zgjedh për klientët e tij herët në mëngjes, tek furnizuesit ose në treg. Është i pari që zgjohet nga gjumi, dhe i fundit që shkon në krevat. Flet për tregtimin e ushqimit nëpër rrugët e tiranës, apo treg. Kushtet higjeno-sanitare janë shumë të rëndësishme për tregtimin e produkteve, dhe ruajtjen e freskisë së tyre. Ushqimet që kërkojnë më shumë vëmendje sigurisht janë të freskëtat si: mishi, djathi, qumështi. Konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm për mënyrën sesi tregtohen ato, të shohin gjithmonë datën e skandencës, dhe të mos i përdorin në momentin kur vënë re shenjat e para të prishjes së produktit. “Kujdes sidomos me mishin”, thotë Giampietro, “Mënyra si pritet, tregtohet dhe shitet është shumë e rëndësishme për të ruajtur ekuilibrin e shijes në pjatë, dhe aromën e mirë të gatimit”.

Alessandro Giampietro vendos të jetojë në Tiranë para shtatë viteve, me idenë e qartë për të sjellë në kuzhinën e vendit të shqiponjave diçka të re, nga toka e vet. Pas pak kohësh, Chef-i italian fillon dhe eksperimenton pjatat e para me ingredientët e rinj që i kombinon me receta të vjetra dhe të reja. Kuzhinës shqiptare beson se i ka dhënë fantazi. Pjatat shqiptare janë shumë të mira, por flasim për një standard që përpunohet gjithmonë dhe është në ndryshim. “Unë kam luajtur pak me përbërësit shqiptarë dhe ato italianë” thotë ai. Askush nuk e di sa lodhje ka pas një pjate të mirë, por kënaqësia është e madhe kur merr një kompliment, që ndoshta nuk do ta prisje kurrë dhe siç thotë gjithmonë ai jeta është vazhdimisht ndryshim, prandaj le të bëjmë më të mirën, dhe të mos harrojmë se e mira jonë është e lidhur përherë dhe me atë çfarë u japim të tjerëve, këtë radhë në gatim.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *